10:39 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Porosia e fundit e Greg Delawies për Gjykatën Speciale (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie duke mbajtur një konferencë për media në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ka shprehur vendosmërinë duke mbrojtur qëndrimin se Gjykata Speciale nuk duhet të zhbëhet dhe çdo tentim rreth kësaj çështje do të ketë pasoja të pa riparueshme për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Dua te shpreh ngushëllime për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dita e djeshme Vrasja e Oliver Ivanoviq ishte tragjedi për Kosovën, ishte tragjedi për familjen dhe për të gjithë ne. Por nuk jam këtu për të folur për këtë ngjarje, jam këtu për të folur për drejtësinë të ardhmen demokratike dhe evropiane te Kosovës.

Jam këtu për të folur për gjykatën Speciale. Dua te tregoj pse gjykata speciale është e rëndësishme dhe pse Amerika po mundohet në fuqizimin e saj. Gjykata speciale është shume e rëndësishme për shtetet e bashkuara. Ne kujdesemi për gjykatën dhe duam të shohim në Kosove një integrim evropian duke u bashkuar kështu në organizatat ndërkombëtare përfshire NATO e BE”, ka thënë ambasadori amerikan.

Delawie ka siguruar se Gjykata Speciale nuk do të gjykoj një popull, nuk do të gjykoj luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etnie, ajo sipas tij do të gjykoj rastet individuale.

“Kosova duhet të mbylle këtë kapitull, SHBA kanë investuar shumë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, prandaj jam duke thirrur qytetarët e Kosovës që të ju thërrasin politikanëve. A dëshironi që Kosova të jete një vend ku kriminelet nuk paguajnë për krimet që kanë bërë dhe demet që kanë shkaktuar. A dëshironi qe Kosova të jetë shtet jashtë bashkimi evropian? SHBA është këtu të punoj me ju dhe të ju ndihmojë. Përpjekja për shfuqizimin e speciales tregon interesat vetanake te disa individëve, andaj do të ju  nënshtrohen pasojave. Ata e dinë mire këtë”, ka thwnw Delawie.

Kosova sipas tij e ka bërë këtë për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata individë që kanë kryer krime në luftën e Kosovës për liri.

Delawie tutje ka thënë se Gjykata ka të bëje me drejtësinë për viktimat individuale, disa individë që kanë luftuar për liri kanë kryer krime të renda andaj duhet të japin llogari.

“Gjykata është e rëndësishme për ShBA. Na intereson sepse ndërhyrja në vitin 1999 ishin sulm ndaj padrejtësisë. Mbajmë mend për vuajtjet e kosovarëve duke ikur maleve, andaj ua kemi borxh mbrojtjen. Gjykata na intereson sepse Kosova duhet ta marrë vendin e merituar në BE. Shfuqizimi i speciales do e vente Kosovën prapa”, ka thënë Delawie.

Ambasadori amerikan është shprehur se nuk e di kur do te ngritën aktakuzat e as ndaj kujt, por pret që Kosova ta mbaje premtimin e dhënë ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tij asnjë sistem i drejtësisë nuk është perfekt por disa janë me të suksesshëm se te tjerët.

“Jemi plotësisht të përkushtuar për ti gjetur kriminelet e luftës si brenda ashtu edhe jashtë vendit qe kanë kryer vepra kriminale në Kosovë. Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Kosova meriton ta përmbyll këtë kapitull edhe nëse kjo nënkupton që disa udhëheqës të vendit të kohës së luftës do të japin llogari. Bëj thirrje të qëndroni krah viktimave, krah drejtësisë prandaj ju ftoj të punoni me mua edhe unë do te punoj me ju”, ka thënë në fund Greg Delawie. /Indeksonline/

……..

 

Temat: