12:14 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Porosia e Limajt pas vdekjes së parë nga Covid-19- Rrini në shtëpi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes nga Podujeva, e cila pak më parë humbi anëtarin e saj t familjes nga virusi Covid- 19.

Limaj përveç që ka shprehu ngushëllime për këtë rast, ka bërë apel te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të ndihmojmë në mos përhapjen e këtij virusi.

Postimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Halim Halitit, qytetar nga komuna e Podujevës, i infektuar me COVID-19.

Familjes Haliti, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Të nderuar qytetarë,

Vendi po kalon nëpër momente jo të lehta, por ajo që është shumë më rëndësi është se ndihmën më të madhe mund ta japim ne vet, duke respektuar në përpikëri këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve.

Ne do ta kalojmë bashkë këtë situatë dhe pa dyshim që kjo situatë në bën që të reflektojmë duke u solidarizuar, kujdesur dhe respektuar rregullat.

Përmes këtij postimi, dua t’i uroj shërim të shpejt të gjithë atyre që janë të prekur nga ky virus, duke shpresuar që të bashkohen sa më shpejtë me familjet e tyre.

Ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi, dhe në këtë formë secili e jep kontributin e vet në mos përhapjen e këtij virusi.

#rrininështëpi