Porosia e Shehut për mërgatën e Junikut

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut Ruzhdi Shehu, i është drejtuar mërgatës së kësaj komune, nga të cilët ka kërkuar përkrahje, me qëllim që Juniku në zgjedhjet e 12 tetorit, ta zgjedh kryetarin në raundin e parë, pa balotazh.
“Mërgatë e Junikut, ju që keni qenë gjithmonë në krah të Junikut, me mbështetje dhe dashuri për vendlindjen tuaj. Sot po iu drejtohem me një thirrje të veçantë. Këto katër vite që shkuan kemi punuar pa u ndal, për të mirën e përgjithshme, për të gjithë junikasit pa dallim. Na duhet të vazhdojmë dhe një mandat për të përfunduar dhe shumë projekte tjera, që të mos mbesin në gjysmë. Zgjedhjet lokale të 12 tetor 2025 do të përcaktojnë fatin e Junikut, për katër vitet e ardhshme. Ju jeni plot 1409 mërgimtarë junikas, që jeni regjistruar për të votuar, iu falenderoj. Këtë javë me 17 shtator hapet votimi për mërgimtarët, që do të votojnë në zgjedhjet komunale. Vota juaj është vendimtare. Ajo do të ndikojë drejtpërdrejtë në mundësitë për të realizuar projekte të mëdha, që tani më kanë filluar dhe po sjellin rezulate të prekshme. Me voten tuaj ju vendosni që Juniku të zgjedh kryetarin në raundin e parë, pa balotazh”, ka thënë Shehu.