Porosia për vrasje në Burgun e Sigurisë së Lartë, kërkohen masa nga institucionet e drejtësisë

Shoqata Sindikale e Burgut të Sigurisë së Lartë ka reaguar ndaj kërcënimit me jetë të zyrtarit korrektues që i është bërë nga një i burgosur, i cili po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdoc të Podujevës.
Përmes një reagimi, ata kërkojnë nga institucionet e drejtësisë që të ndërmerren masat e duhura, raporton Indeksonline.
Për këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës. “Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin”, thuhet në raportin e PK-së.
Reagimi i plotë:
REAGIM NDAJ KERCENIMIT ME JETE TE ZYRTARIT KORREKTUES
Shoqata Sindikale e Burgut te Sigurisë së Lartë reagon ndaj kërcënimit me jetë që i ështe bere Zyrtarit Korrektues nga ana e të burgosurit i cili vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartê.
Duke e ditur se secili i denuar ka të drejtat e garantuara me ligj gjithashtu ka të drejtën e ankesës për pakënaqësit personale përkundër kësaj ka zgjedhur kërcënimin me jetë ndaj personit zyrtar, kerkojme nga te gjitha institucionet e Drejtesise te ndermerren masat e duhura dhe kercenuesi të marrë denimin e merituar me ligj gjithashtu të garantohet siguria e Zyrtarit Korrektues në fjalë dhe secilit zyrtar tjeter.
Gjithashtu kërkojmë nga institucionet e larta të Drejtësisë që të merret parasysh rreziku i lartë në punë për Zyrtarët Korrektues.
Jeta e Zyrtarit Korrektues ështe po aq e vlefshme sa jeta e do zyrtari tjetër dhe çdo qytetari te Republikës se Kosoves andaj nuk pranojmë që të kërcënohet apo të rrezikohet asnjë pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Me respekt,
Shoqata Sindikale e Burgut të Sigurise së Lartë.
