75 Mall Live Search
13:16 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Porosia prekëse e kryeministrit Rama: Po përpiqemi me mish e me shpirt

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, çdo qastë thuajse ndan momente, e këshilla, për të gjithë qytetarët shqiptarë, në kohën kur në Shqipëri janë shënuar 55 raste pozitive me Coronavirus. Mesazhe  senzibilizuese, masa të ndërmarra, e ndryshim të tyre herë pas herë, janë ato që poston në vazhdimësi në rrjetet sociale i pari i qeverisë shqiptare.

Mirëpo, qytetarë shpeshherë të ndodhur në një situatë të tillë krejt të re, ku duhet me doemos të qëndrojnë të mbyllur, shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e mbyllur, e lloj lloj pyetje e hamendësime të tjera.

E për këtë krejt situatë, Rama ka thënë se e tërë bota po lufton me një armik, të pamëshirshëm, dhe se tani nuk është cështja në duam apo jo të qëndrojnë në shtëpi të mbyllur, meqë alternativ tjetër siç thotë Rama nuk ka.

Ai përmend edhe deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në një adresim popullit francez iu ka thënë se “jemi në luftë”.

Rama tutje ka thënë se askush nuk do të mund të bënte diçka më shumë për shqiptarë se sa qeveria që ai drejton, dhe se për këtë po mundohen me “mish e me shpirt”.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e Ramës në facebook: