Porosia që bëri online i doli krejtësisht e dështuar, vajza i shkruan publikisht ASOS-it
Një grua ka lënë një mesazh interesant drejtuar ‘ASOS’-it.
Ajo publikoi në Twitter fotografinë e një rripi që vendoset normalisht tek pjesa e barkut lartë, por që pavarësisht numrit të madh ai arriti t’ia mbërthejë vetëm këmbën.

“Kështu ASOS, unë porosita një rrip korset të kuq me numër 8 dhe ai vetëm arrin të më mbërthejë këmbën time të dobët. Aspak e kënaqur”, shkroi ajo, transmeton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që shpesh herë porosit të cilat bëhen online nuk vinë ashtu siç duken apo porositen./Indeksonline/