75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / MSH

Porositi kanaqe me opium, policia në Prishtinë sekuestron porosinë e një qytetari

Policia e Kosovës ka sekuestruar 48 kanaqe, secila me peshë 125 gramë, me substancë të dyshuar të llojit opium.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në Terminalin Doganor 3, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, në doganë është dorëzuar një kërkesë postare, e porositur nga një i dyshuar, e që në të ishte substanca e dyshimtë.

Policia ka bërë të ditur se rasti i cilësuar si “Posedim i substancave narkotike”, në konsultim me prokurorin, shkon në procedurë të rregullt.