Porsche ka gati rivalin e BMW X6
VW Group ka konfirmuar se Porsche Cayenne Coupe e shumëpritur do të godasë tregun këtë vit.
Gjatë një konference vjetore për media, brendi gjerman tregoi se Coupe Cayenne do të jetë një nga shumë produktet e reja të VW Group që do të lansohet këtë vit.
Ndërsa prodhuesi gjerman nuk ka treguar se kur saktësisht do të debutoj Cayenne, pritet që ajo të ndodh shumë shpejt.

Javën e kaluar, drejtori menaxhues i Porsches në Mbretërinë e Bashkuar, Marcus Eckerman, tha se Cayenne Coupe do të ketë premierën më vonë këtë muaj, përpara se të shitet në Evropë vjeshtën e këtij viti.
Nëse kjo provon të jetë e saktë, atëherë duhet të presim që Cayenne-n e ri ta shohim brenda pak dite, shkruan IndeksOnline.

Siç sugjeron emri i automjetit, është një variant pak më sportiv nga modeli i rregullt Porsche Cayenne. Fotografët e ‘Carscoops’ kanë bërë foto gjatë testimit të coupe-SUV në shumë raste në muajt e fundit.

Porsche pritet të ofrojë Coupe Cayenne në të gjitha konfigurimet e njëjta si SUV i rregullt.
Makina pritet të ketë një motor 4.0 litërsh V8. Poashtu pritet te ketë edhe versione tjera si Porsche Caynne Coupe Turbo.



