18:44 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Porta Hyrëse e Qytetit” në Suharekë, së shpejti me projekt detal

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, në bashkëpunim me kompaninë projektuese “Eng-Idea” është duke e hartuar projektin për Mbikalimin që lidhë Parkun e Madh-Shtiget e ecjes me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit.

Zhvillimi i qytetit viteve të fundit në këtë zonë, ndërtimi i parkut të qytetit-shtigjet e ecjes, pozita e lokacionit të Hisarit, tokat bujqësore, korridori gjelbërues përgjatë Zonës Industriale, etj, ka bërë që të mendohet më shumë rreth lidhshmërisë së këtyre lokacioneve të cilat ndahen në dy pjesë nga Rruga “Brigada 123”. Kjo lidhshmëri, përmes këtij mbikalimi, do të jetë në shërbim të qytetarëve, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave të cilët do t’a frekuentojnë këtë zonë rekreative.

Gjatë takimit të sotëm, nga ana e kompanisë projektuese u bë një prezantim paraprak para ekipit koordinues të projektit, i cili do të prezantohet së shpejti para inxhinierëve komunal dhe qytetarëve.

Ky projekt është në fazë hartuese dhe synohet të përfundohet brenda këtij viti.