Porta ishte pa portier, Nico Zaniolo s’deshi t’i shënonte gol Romës!
Skuadra e Udineses ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Në sekondat e fundit, skuadra vendëse pati një mundësi tjetër të artë të shënonte golin e dytë, shkruan Indeksonline
Por, Nicolo Zaniolo nuk arriti të shënonte gol edhe pse porta e kundërshtarëve ishte pa poriter.
Zaniolo nuk arriti të shënonte gol dhe dukej se këtë e bëri me qëllim. Kështu po aludohet edhe në rrjetet sociale nga tifozët.
Kujtojmë se 26-vjeçari ka kaluar disa vjet te skuadra e Romës, para se të transferohej në Galatasaray./Indeksonline/
🥶 Nicolo Zaniolo, boş kaleye vurmamak ya da pas atmamak için elinden gelen her şeyi yaptı.pic.twitter.com/qRyXU2B4M9
— Calcio Türkiye 🇹🇷🇮🇹 (@CalcioTurkey) February 3, 2026

