12:12 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / LB

Portali serb që dje u demantua nga policia, tani thotë se janë rrahur tre serbë në Bërnjak

Sipas portalit serb Kosovoonline, pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare Bërnjak në komunën e Zubin Potokut rrahën tre serbë lokalë, Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, sulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, shkruan ky portal