75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Portier i zorit, pozicionimi i Kepas tek goli i Brighton është katastrofal

Skuadra e Chelseas duket se do të ketë probleme të mëdha me portierin spanjoll, Kepa, këtë sezon.

Mbrëmë londinezët shënuan fitore me rezultat 1:3 kundër Brighton, transmeton Indeksonline.

Goli i vetëm i pësuar i Chelseas ishte faj i spanjollit, Kepa.

Pozicionimi i gardianit të londinezëve ishte thjesht katastrofal. Ai la të hapur gjithë pjesën e djathtë të portës, duke i krijuar komomditet futbollistit të Brighton, Trossard që të godasë./Indeksonline/