75 Mall Live Search
17:59 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Portierët shpëtimtarë, finalja e Carabao Cup shkon në vazhdime

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë mes Chelseat dhe Liverpoolit, e vlefshme për finalen e madhe të Carabao Cup.

Edhe pjesa e dytë u mbyll pa gola 0:0 edhe pse dy skuadrat patën raste të 100 për qindta, shkruan Indeksonline

Dy portierët, Petrovic dhe Kelleher ishin shpëtimtarët e 90 minutave lojë, duke bërë pritje fantastike gjatë ndeshjes.

Kujtojmë që dy skuadrat shënuan nga një gol në dy pjesët, por u anuluan nga sistemi i teknologjisë, VAR./Indeksonline/