75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Portierët spanjoll s’po bëjnë punë, Manchester United dhe Chelsea vihen pas yllit të La Ligas

Chelsea dhe Manchester United janë duke pasur probleme me portierët e tyre, Kepa dhe De Gea.

Dy spanjollët kanë kaluar një edicion katastrofal dhe duket se do të ndryshojnë ambient sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Sipas “The Sun”, dy skuadrat janë vënë pas portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak.

Atletico Madrid nuk është e interesuar ta largoj Oblakin, por një ofertë e mirë mund të bëj që spanjollët të ndryshojnë mendje.

Portieri slloven ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë funtash./Indeksonline/