23:03 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Portieri anglez suspendohet për 8 ndeshja, shkak fyerjet raciste

Portieri i klubit anglez i Leeds United, Kiko Casilla është suspenduar për 8 ndeshje dhe po ashtu është dënuar me afro 70 mijë euro, për shkak të fyerjeve raciste që ka bërë ndaj futbollistit të Charlton Jonathan Leko.

Casilla i cili është shpallur fajtor i kishte mohuar akuzat ndaj tij mirëpo ai po ashtu është urdhëruar që të marrë pjesë në një seancë edukimi, transmeton IndeksOnline.

Portieri i Leeds United, Kiko Casilla

Sipas rregullave të paraqitura për sezonin 2019-20, pezullimi minimal për një lojtar të shpallur fajtor për një shkelje të rëndë të rregullave të diskriminimit të FA është gjashtë ndeshje.

Kurse futbollisti ka treguar që pesë muajt e fundit kanë qenë më të vështirat për karrierën e tij./Indeksonline/.