75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Portieri bëri lëvizje të Jerzy Dudek, Armando Sadiku humbi penalltinë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ende s’e ka gjetur golin në Bolivi.

Sadiku humbi një penallti në barazimin e skaudrës së tij, Bolivar 0-0 ndaj Wilstermann, shkruan IndeksOnline

Ishte portieri Banegas ai që ia priti penalltinë sulmuesit 29-vjeçar. Banegas bëri lëvizje të portierit legjendar, Jerzy Dudek dhe ia priti penalltinë Sadikut.

Sulmuesi shqiptar u transferua në kampionatin e Bolivisë në janar të këtij viti nga skuadra turke, Erzurum BB./IndeksOnline/