10:59 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Portieri boshnjak shënon nga 60 metra në sekondat e fundit (Video)

Një portier ka shënuar golin më të bukur të javës në kampionatet evropiane të futbollit.

Bëhet fjalë për gardianin e portës së Zeljenicarit, ekip në Bosnje-Hercegovinë, Vedran Kjosevski.

Në sekondat e fundit të takimit, portieri kishte avancuar për të hedhur një top të gjatë në zonën kundërshtare, por pasimi i tij nga 60 metra përfundoi në rrjetë, pasi topi u përplas çuditshëm në tokë.