Portieri Hodaj kërkon klub të ri, pas largimit nga Flamurtari

Pas një sezoni te klubi kryeqytetas Flamurtari, Drin Hodaj ka vendosur të largohet.
Portieri kosovar ka bërë të ditur që është përshëndetur me drejtuesit e klubit ‘kuqezi’.
Tani ai është në kërkim të një klubi tjetër.
Hodaj në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, si Drenica, Dukagjini e Keku.
/Indeksonline/