15:54 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Portieri i Arbërisë pëson lëndim si të Petr Cech, largohet me barrelë nga fusha

Portieri i Arbërisë, Andi Thaqi ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen që po zhvillohet tani kundër Trepçës ’89.

Thaqi mori një goditje nga kundërshtari i tij në kokë dhe është larguar me barrelë nga fusha. Ai është nisur menjëherë për në spitalin më të afërt, shkruan IndeksOnline

Në shikimet e para, ky lëndim na kujton rastin kur Petr Cech ishte lënduar në ndeshjen ndaj Readingut dhe ishte ai moment që portierit nga Çekia nuk iu nda kapela e famshme.

Rezultati momental në ndeshjen mes Arbërisë dhe Trepçës ’89 e vlefshme për xhiron e 28-të në Superlgië është 0 me 1 me golin e shënuar nga Shala në minutë e 8’të.

Shpresojmë që Andi Thaqi ta kalojë lehtë këtë lëndim!./IndeksOnline/