75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / G T

Portieri i Aston Villas bën një gjest jo të mirë, nuk i lejoi fëmijët të luanin te porta pas përfundimit të pjesës së parë

Skuadra e Crystal Palaces ka shënuar fitore të befasishme mbrëmë 4:1 ndaj Aston Villas, e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Një moment i sikletshëm ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë dhe protagonist ishte portier, Robin Olsen, shkruan Indeksonline

Olsen ishte duke i bërë nxehmjet, pasi në pjesën e dytë do ta zëvendësonte Emi Martinezin.

Por në atë portë, ishte një organizim që në 15 minutëshin e pushimit mes pjesëve fëmijët të gjuanin nga penalltia.

Kur, organizatori shkoi tek Olseni dhe i kërkoi ta lironte portën, ai refuzoi.

“Po më duket vetja sikur në shkollë. A mund të na lironi portën ju lutem”, ishte kërkesa e djaloshit që mbante në duar migrofonin dhe po e dëgjonin gjithë në stadium

Megjithatë, sikur ky gjest e “dënoi” portierin Olsen – pasi në pjesën e dytë pranoi tri gola./Indeksonline/