Portieri i Bayern Munchenit njofton vdekjen e djalit 6- vjeçar

Portieri i Bayern Munchenit, Sven Ulreich, ka njoftuar shuarjen e djalit të tij 6-vjeçar, Len.
Portieri gjerman bën të ditur se djali vuante nga një sëmundje e gjatë dhe serioze duke shpjeguar edhe mungesën e tij në muajt e fundit.
“I urojmë Svenit dhe gruas së tij Lisa gjithë forcën që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ndër të tjera klubi gjerman në mesazhin ngushëllues për Ulreichun./Indeksonline/