Portieri i Eintrachtit shënoi autogol qesharak në Bundesliga

Skuadra e Eintracht Frankfurtit u befasua në shtëpi nga Mainzi, pasi kjo e fundit fitoi me shifrat 1:3.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi portieri i Eintrachtit Kaua Santos, shkruan Indeksonline
Santos shënoi me kokë në portën e tij, pasi lojtari riktheu topin dhe ai s’kishte të drejt ta kapte.
Ky është një prej autogolave më qesharak të shënuar gjatë këtij viti dhe ndoshta i pari që është realizuar me kokë nga një portier për një kohë të gjatë.
Me këtë fitore, Mainzi shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e 5-të pas 15 xhirove në Bundesliga./Indeksonline/
⚽GOAL| 📽️|||| Kaua Santos ( OG)
— Toni (@Footballfan0088) December 21, 2024
Eintracht Frankfurt 0-1 Mainz pic.twitter.com/tj0MFQcP3J