75 Mall Live Search
23:25 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Portieri i famshëm i Premier Ligës do të bëhet pastor në kishë

Portieri veteran në Premier Ligë i ekipit të Watford, Heurelho Gomes është gati ta lë futbollin për të vazhduar rrugën e krishterimit.

Për ‘Watford Observer’ ai ka thënë se do të bëhet pastor në kishë, transmeton Indeksonline.

“Jam gati, kam thirrjen e Perëndisë për t’u bërë pastor, kështu që ndoshta unë dë të bëhem” u shpreë Gomes.

“Ka pasur ndryshime në mua vitet e fundit. Besimi brenda meje është rritur gjithnjë e më shumë në vitet e fundit” u shprehë ai.

Gomes ishte portier i skuadrës së famshme, Tottenham. Performanca e tij magjike kundër AC Milan në Ligën e Kampionëve në sezonin 2010-2011 do të mbahet mend gjatë. /Indeksonline/