75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Portieri i Granadas bëri pritjen e javës në La Liga, ia mohoi supergolin kundërshtarit

Skuadra e Real Betis arriti një fitore minimale 1:0 ndaj Granadas në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Isco në minutën e 76’të, shkruan Indeksonline

Betis ishte afër të shënonte një eurogol nga distanca, por goditjen e Marc Roca e ndali portieri kundërshtar, Augusto Batalla.

Batalla bëri një ndërhyrje fantastike për t’ia mohuar golin mesfushorit argjentinas dhe padyshim që ishte pritja e javës në La Liga./Indeksonline/