Portieri i Juventusit thotë “Po” dy herë – sot dasmën, nesër rikthimi në ish-klubin e tij
Mattia Perin, portieri i Juventus do të thotë dy herë “Po” brenda dy ditëve. Së pari për të dashurën e tij Giorgia Mattio, me të cilën është martuar sot. Një ditë e bukur për Perin dhe të dashurit e tij, e cila do të shtohet edhe më shumë pasi ai pritet të kthehet në Xhenova nesër.
Portieri në fakt ka përcaktuar edhe detajet e fundit të kthimit të tij në rossoblù.
Një njoftim që ka çarkulluar disa ditë, pasi Antonio Conte kishte kërkuar nga menaxhmenti i Interit që të thërriste përsëri Ionut Radu. Me Perin duke ndjekur një ekip të ri, marrëveshja me Xhenova u arrit lehtësisht.