Portieri i Kosovës Aro Muric do të transferohet në Nottingham Forest
Portieri i Manchester City, Aro Muric do të transferohet në skuadrën e Nottingham Forest, SunSport ekskluzivisht zbuloi se Pep Guardiola do t’i lejojë 20-vjeçarit të largohet nga Etihad por vetëm në huazim, përcjell Indeksonline.
Muric u paraqitë pesë herë për skuadrën e Manchester City-it.
John Percy shkroi: “Nottingham Forest do të konkurrojë për nënshkrimin e portierit të Manchester City, Aro Muric në ditët e ardhshme”.
Raportohet se një numër i madh skuadrash janë të interesuara për Aro Muric, por siç duket ai do të përfundoj transferimin tek skuadra Nottingham Forest.
Muriç u huazua në NAC Breda verën e kaluar, por u ai u rikthye përsëri tek City pas një dëmtimi të portierit Claudio Bravo./Indeksonline/.