75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Portieri i Kosovës i jashtëzakonshëm, e kualifikon Cityn në gjysmëfinale

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të EFL Kupës pasi ka eliminuar Leicesterin.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi pas penalltive falë Arijanet Muricit i cili priti dy penallti.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

City kaluan të parët në epërsi me golin e Kevin De Bruyne në minutën e 14-të.

Rezultatin e barazoi Albrighton në minutën e 73-të të ndeshjes.

Penalltitë i mundësuan Manchester Cityt të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës.

Portieri i Kosovës, Arijanet Murici priti dy penallti që ishin vendimtare për suksesin e Cityt.

Edhe gjatë ndeshjes ai ishte shumë i mirë ku bëri disa pritje. /IndeksOnline/