75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Portieri i Kosovës, javën e ardhshme në Bundesligë

Visar Bekaj shumë shpejt do të bëhet me skuadër të re.

Portieri i Kombëtares së Kosovës do të transferohet në Bundesligë te skuadra e Hoffenheimit.

“Po pres që të nënshkruaj kontratën në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Çështja është e kryer, do të jem pjesë e Hoffenheimit” i deklaroi Bekaj Indeksonline-s.

22- vjeçari është rritur si portier i Prishtinës, duke mbrojtur ngjyrat ‘bardhë e kaltër’ që nga viti 2014. /Indeksonline/