Portieri i Kosovës ka fituar respektin e të gjithëve, De Bruyne fjalë të mëdha për të
Arijanet Muric ka fituar respektin e të gjithë tifozëve dhe futbollistëve të Manchester Cityt.
Pas pritjes së dy penalltive në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leicester Cityt ai është bërë hero në pjesën blu të qytetit të Mançesterit, shkruan Indeksonline.
Për të ka folur edhe njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, Kevin De Bruyne.
“Ishte një lojë e hapur dhe në fund ky djalë (Arijanet Muric) na ndihmoi të siguronim gjysmëfinalen. Ai bëri disa pritje të mëdha. Ai ka venat e akullit”, ka thënë belgu.
Muric ka qenë “kryefjala” në mediat e Britanisë së Madhe gjatë 24 orëve të fundit. /IndeksOnline/
