75 Mall Live Search
09:39 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Portieri i Leicester me letër emocionuese për presidentin që vdiq në aksident

Presidenti i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekur në një aksident me helikopter të shtunën pas ndeshjes në afërsi të stadiumit “King Power”.

Vdekja e tij ka shokuar gjithë botën e futbollit e në veçanti futbollistët e “dhelprave”.

Portieri i Leicester, Kasper Schmeichel, ka shkruar një letër emocionuese duke i ngritur lartë vlerat e Srivaddhanaprabha.

“Është e vështirë për ta shkruar me fjalë se sa i rëndësishëm ke qenë për këtë klub dhe për qytetin e Leicesterit. Të gjithë ne e dimë për investimet që i keni bërë në klub ti dhe familja juaj.

Ju u kujdesët shumë, jo vetëm për klubin por edhe për tërë komunitetin. Kontributet tua për spitalet dhe bamirësit në Leicester nuk do të harrohen kurrë.

Nuk kam takuar asnjë njeri më parë si ju. Gjithmonë ju kam admiruar si lider, si një baba dhe si njeri. Ju e ndryshuat futbollin. Përgjithmonë! Ju keni dhënë shpresë të gjithëve se e pamundura është e mundur, jo vetëm tifozëve tanë për tërë botës në çdo sport. Pak njerëz e kanë bërë këtë.

Kur më transferuat në vitin 2011 ju më thatë që do të jemi në Ligën e Kampionëve brenda gjashtë vjetëve  dhe se do të bënim gjëra të mëdha. Ju më inspiruat mua dhe unë ju besova. Më keni bërë të besoj se çdo gjë është e mundur.

Pa ju dhe familjen tuaj, e gjitha kjo, çdo gjë që kemi arritur së bashku, çdo gjë që kemi arritur, nuk do të ndodhte. Ju keni bërë diçka që ndodh vetëm në fantazi.

Ju mi keni bërë ëndrrat realitet

Nuk do ta dini kurrë se sa shumë vleni për mua dhe familjen time

Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam qenë një pjesë e vogël e jetës suaj”.

Leicester City do të mbahet mend si një klub që ka arritur të pamundurën në Premierligë. Ata fituan titullin në vitin e parë pasi u ngjitën nga Championship. /IndeksOnline/

 

Temat: