75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Portieri i Premierligës Angleze tërhiqet nga futboll, duhet të luftojë me jetën

Ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur sepse tashmë Carl Ikeme portieri i Wolverhampton duhet të luftojë ndaj asaj që mund të konsiderohet kundërshtari më i fortë për jetën, duhet të mposhtë sëmundjen e leuçemisë.

32-vjeçari nigerian i cili numëron 10 paraqitje me përfaqësuesen e vendit të tij e mësoi muajin e kaluar se kishte një sëmundje të rëndë.

Ikeme i cili momentalisht ndodhet i shtruar në spital deklaroi se pasi foli me mjekun dhe duke patur parasysh dozat e mëdha të mjekimeve që po merr për të luftuar leuçeminë akute që e ka prekur ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pasi trupi i tij nuk mund ti përgjigjet më ashtu siç ai do të dëshironte.

Temat: