75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 27 Janar 2023 / Gj. Sh

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika shënon gol nga 100 metra (VIDEO)

Prishtina sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj skuadrës bullgare Lokomotiv Plovdiv.

Bardhëkaltërit kanë shënuar fitore me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Golat për Prishtinën i kanë shënuar Ardit Nika në minutën e 19-të dhe dy të tjera nga Endrit Krasniqi 34′ dhe 45′.

Padyshim që goli i ndeshjes ishte ai i portierit Ardit Nika, i cili shënoi nga më shumë se 100 metra.

Më posht mund ta shikoni golin e gardianit të Prishtinës./IndeksOnline/