18:49 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Portieri i Prishtinës, Behluli huazohet te Kika

Para pak çasteve skuadra e Kikës ka njoftuar se ka huazuar nga Prishtina portierin, Laurit Behluli.

Portieri i Prishtinës më parë edhe i Dardanës, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj me klubin e Kikës së Hugoshtit, shkruan IndeksOnline

Lajmin për portierin e ri e ka konfirmuar skuadra e Kikës përmes një postimi zyrtare në faqen e tyre në “Facebook”.

ZYRTARE: Vishet bardh e kaltër Laurit Behluli

Portjeri gjilanas Laurit Behluli do të mbrojë ngjyrat e KF Kikës për sezonin 2020/21.Gjiganti 1,88 cm i bashkohet klubit me huazim 1 vjeqar nga skuadra e FC Prishtinës, ndërsa së fundit ishte pjes e KF Dardana ku bëri paraqitje të mrekullueshme Lauriti i dëshirojmë suksese në arritjet tona të përbashkta. KF KIKA 1974″.