14:09 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Portieri i PSG-së: Kur luan Man. Utd-ja në TV, Di Maria na thotë ndërro kanalin sepse s’durohet kjo skuadër

Portieri i PSG-së, Marcin Bulka, ka zbuluar urrejten që ka Di Maria për ish- skuadrën e tij, Manchester Unitedin.

Portieri polak ka thënë se urrejtja e argjentinasit për skuadrën angleze është e madhe, sa që nuk mund t’i shikojë as në televizor.

“Di María e urren kaq shumë Manchester Unitedin. Ai nuk ka asnjë kujtim të mirë nga ish- klubi. Sa herë që ne shohim lojërat e tyre në TV, ai na thotë të ndërrojmë kanalin, sepse s’mund të durojë atë skuadër”, ka thënë Bulka.

Di Maria ka luajtur te Man. Utd-ja në sezonin 2014-2015, duke kaluar në një sezon tejet zhgënjyes./Indeksonline/