15:07 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Portieri i PSG-së rrëzohet nga kali, pëson lëndim në kokë dhe shtrohet në spital

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur portierit të PSG-së, Sergio Rico.

Spanjolli i cili po qëndronte në El Rocio, një fshat në Andaluzi, është rrëzuar nga kali, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave spanjolle,Rico pësoi një dëmtim në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ende nuk dihet asgjë deri më tani për gjëndjen shëndetësore të tij./IndeksOnline/