75 Mall Live Search
18:46 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Portieri i Realit: Messi i njëjtë si lojtarët e Celta Vigos dhe Levantes

Edhe pse jo në formën më të mirë të mundshme, Reali dhe Varca gjithmonë kanë dhuruar spektakël në fushë dhe jashtë saj.

Njëra nga intervistat që ka bërë bujë është edhe ajo e Thibaut Courtois para El Clasicos, shkruan Indeksonline.

Belgu ka thënë se Messin e studiojnë njëjtë si lojtarët tjerë të skuadrave të La Ligas.

Ne studiojmë Messin si çdo tjetër, si do të studionim një lojtar të Celta Vigos ose Levante, nuk ka asnjë ndryshim në këtë drejtim“, ka thënë Courtois.

Ndeshja në mes të Realit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu. /IndeksOnline/