75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Portieri i talentuar kosovar testohet te skuadrat e njohura në Belgjikë

Kosova njihet si vatër e talentëve të shumtë të futbollit.

Vitët e fundit ka pasur shumë futbollistë që kanë dalur nga klubet e futbollit kosovar dhe sot luajnë në skuadra të mëdha evropiane, shkruan IndeksOnline.

Edhe tani po rriten shumë futbollistë të talentuar, që në vitet e ardhshme pritet të luajnë në Evropë.

IndeksOnline në vazhdimësi ka përcjellur portierin shumë të talentuar, Lenars Namani, i cili është pjesë e klubit futbollistik Ramiz Sadiku.

I lindur më 07.06.2008, Namani është është pjesë e skuadrës U17 dhe U19 të klubit nga kryeqyteti.

Lenarsi me cilësitë e tij ka rënë në syrin e shumë skuadrave, ku gjatë ditëve të fundit ishte i ftuar për testime në Belgjikë, me ftesë të trajnerit belg të portiereve Gerry Oste (Academy Gerry Oste), nga data 1 deri më 10 nëntor 2023.

Lenarsi dhe trajneri Gerry Oste

Fillimisht Lenarsi ushtori dhe u përgatit maksimalisht nga trajneri Gerry Oste dhe stafi i tij, Marku dhe Gerti, ku u testua në dy nga skuadrat më të mira në Belgjikë, si KAA Gent dhe Royal Antwerp.

Lenarsi dhe Geerti
Lenarsi së bashku me Lennertin dhe Markun

Në klubin e Gentit, Lenarsi u testua nga trajneri i portiereve të skuadrës së parë dhe njëherit ish-trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Francy Vandendriessche dhe ndihmësi i tij, Bart Van Tom Hout.

Lenars Namani, Francy Vanderndriessche dhe Bart Van Torn Hout

Namani te skuadra e Royal Antwerpit u testua nga portieri i trajnereve, Dries Van Gils.

Lenarsi dhe trajneri Dries Van Gils

Këto testime te dy skuadrat e mëdha në Belgjikë Lenarsi i kaloi me sukses.

Klubi i Futbollit, Royal Antwerp ishte e interesuar për Lenarsin, por problemi kryesor ishte rregullimi i dokumenteve për shkak të moshës së re të portierit të talentuar kosovar (shtetas jo i BE-së).

Sipas trajnerit Gerry Oste, për Lenars Namanin ka shfaqur interesim edhe gjiganti holandez, AFC Ajax, por se për tu testuar një futbollist në Holand duhet të ketë së paku 17 vjet.

IndeksOnline ka kontaktuar edhe me babain e Lenarsit, Arsim Namanin, i cili ka falenderuar trajnerin Gerry Oste për ftesën, mikëpritjen dhe kujdesin ndaj djalit të tij, gjatë qëndrimit në Belgjikë, e po ashtu i ka bërë ftesë trajnerit në fjalë ta vizitoj Kosovën gjatë muajit prill apo maj të vitit 2024.

Ai fton FFK-në dhe trejnerët përgjgjës ta kenë parasysh talentin e Lenars Namanit dhe ta ftojnë sa më parë në Kombëtare, para se të jetë vonë dhe në vend të Kosovës të luaj për ndonjë shtet tjetër evropian.

Trajneri Gerry Oste pret shumë nga Lenarsi dhe ka kërkuar që ai të ushtroj fortë, si në fushë po ashtu edhe në fitnes dhe se në një periudhë kohore Lenarsi pritet të jetë njëri nga portierët që do ta kërkojnë shumë skuadra evropiane./IndeksOnline/