75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / G T

Portieri ishte i mposhtur, por mbrojtësi i Nottsit shpëtoi golin e sigurt mbrëmë ndaj Manchester Unitedit

Skuadra e Nottingham Forestit shënoi fitore minimale mbrëmë 1:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.

Ishte mbrojtësi Murillo që në sekondat e fundit të ndeshjes bëri një ndërhyrje fantastike për ta shpëtuar skuadrën e tij nga goli i pësuar, shkruan Indeksonline

Portieri Sels ishte i mposhtur, por ai qëlloi me fat në portë dhe arriti ta largonte topin që ishte duke e kaluar vijën e golit.

Murillo u vlerësua me notën 7.8 në faqen e njohur të “Flashscore”.

Me fitoren e mbrëmshme, Notts mban gjallë shpresat që të siguroj një vend në Ligën e Kampionëve, pasi tani shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/