75 Mall Live Search
22:56 / E Premte, 05 Prill 2024 / Gj. Sh

Portieri kosovar pëson lëndim të rëndë, e përfundon para kohe sezonin

Ka përfunduar para kohe sezoni për portierin kosovar, Diant Ramajn.

Ramaj ka pësuar një frakturë në bërrylin e majtë në ndeshjen e fundit ndaj Go Ahead Eagles, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Ajaxit ka njoftuar se si pasoj e këtij lëndimi, Ramaj nuk ka gjasa të luaj gjatë këtij sezoni.

“Shërim të shpejt Diant.

Ramaj nuk do të jetë aktualisht në aksion për Ajax-in. Portieri u lëndua gjatë ndeshjes së së enjtes kundër Go Ahead Eagles. Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të”, thuhet në njoftimin e Ajaxit./IndeksOnline/