75 Mall Live Search
08:38 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Portieri më i mirë në Superligë do të largohet nga Prishtina në verë

Portieri i Prishtinë Visar Bekaj, ka qenë futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga trajneri Bernard Challandes në kombëtare.

Megjithatë së shpejti gardianin e “bardhë e kaltërve” nuk do ta shohim në elitën e futbollit kosovar.

Sipas burimeve të Indeksonline, 21 vjeçari do të largohet nga Prishtina në fund të këtij edicioni.

Interesim për të kanë shprehur disa skuadra në Zvicër, Belgjikë dhe Holandë.

Në qershor Bekajt i skadon kontrata me Prishtinën. /Indeksonline/