Portieri me përvojë largohet nga Superliga… përfundon n’Ligën e Dytë!

Një tjetër largim nga skuadra e Fushë-Kosovës, e cila zhgënjeu fansat në gjysmën e parë të sezonit në Superligë.
Indeksonline me burime merr vesh se portieri me përvojë, Armend Rugji është larguar nga skuadra e Fushës-Kosovës.
38-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e Ligës së Parë, FC Prizreni.
Kujtojmë që skuadra e Prizrenit synon futjen në Ligën e Parë të futbollit kosovar gjatë sezonit të ardhshëm.
Ata janë në vendin e tretë me 38 pikë, vetëm një më shumë ka pozita e parë, Kek-u./Indeksonline./