21:45 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Portieri Petrit Tahiri transferohet te Drenica

Para 4 vitesh portieri i njohur kosovar, Petrit Tahiri ishte shpalluar kampion me Llamkos Kosovën.

Më pas ai u largua për një periudhë jashtë Kosovës dhe në dy vitet e fundit sërish është aktivizuar në futbollin kosovar.

Gjatë ditës së sotme ai bëri publike ndarjen me Vllazninë e Pozheranit, skuadër me të cilën luajti në edicionin pranveror në Ligën e Parë.

Indeksonline nga burime të sigurta merr vesh që Tahiri ka arritur marrëveshje me Drenicën për të luajtur në edicionin e ri. /Indeksonline/