75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / B O

Portieri që ishte më i mirë se Buffon, përfundoi duke shitur kokainë dhe tani në burg

Marco Caterini , ish -portieri i Romës dhe ish premtimi i madh futbollit italian, i cili erdhi për të luajtur përkrah Francesco Totti-t dhe Gianluigi Buffon-it , u arrestua më 2 qershor 2022 me akuzat për trafik droge.

Ai tani është dënuar me një vit e gjysmë burg.

Në kategorinë e kadetëve Caterini ishte përpara Buffon-it në skuadrat më të ulëta të Italisë dhe ishte dukshëm më i mirë se Bufon, që është portier aktual i Parmës, i cili ka luajtur 176 ndeshje me Italinë.

46 vjeçari dikur ishte nënkampion i Evropës U-16 me skuadrën italiane.

“Jeta ime u zhvendos në lagjet e trafikut të drogës të Romës dhe si përdorues i rregullt përfundova duke e shitur atë. Kam trafikuar me dozat minimale të nevojshme për të qenë në gjendje të paguaj për shpenzimet jetësore” ka thënë ai./Indeksonline/