11:04 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Portieri senegalez thyen këmbën keq, lojtarët nuk i përmbajnë lotët

Lëndimi horror që ka pësuar portieri senegalez Khadim N’Diaye i bëri të qajnë disa lojtarë në fushë.

Ai theu këmbën duke pësuar frakturë në dy vende, gjatë ndeshjes kundër Wydad Casablancas, në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionatit Afrikan.

34-vjeçari Khadim N’Diaye u përplas me bashkëlojtarin e tij, Boubacar Samassekou, dhe pas kësaj u detyrua të merrte trajtim mjekësor menjëherë dhe pastaj u largua nga fusha me lesë.

N’Diaye i’u nënshtrua menjeherë operacionit dhe tani fatmirësisht ndihet më mirë, por ende nuk dihet se sa javë do të jetë jashtë fushës së futbollit. /Indeksonline/