Portieri shënon gol të çmendur nga 100 metra largësi
Portieri meksikan Tono Rodriguez ka shënuar golin e tij të parë në karrierë dhe këtë e ka zgjedhur ta bëjë në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nga një distancë prej 100 metrave ai realizoi golin e 3-të në fitoren e Chivas 3-1 kundër Veracruz, shkruan Indeksonline.
Në kohën shtesë, Roridguez e vërejti që porta ishte e boshatisur dhe me një goditje precize e qoi topin në rrjetë.
/Indeksonline/