75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / G T

Portieri shqiptar pranon golin e parë në Serie A, “parabolohet” nga Rafa Leao

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alen Sherri është duke bërë debutimin e tij të parë në Serie A me fanellën e Cagliarit ndaj Milanit.

Skuadra e Milan ka shënuar golin e barazimit ndaj skuadrës vendase me anë të Rafa Leao-s, shkruan Indeksonline

Leao shënoi me stilin “parabolë” duke mposhtur kështu portierin shqiptar.

26-vjeçari u transferua te skuadra italiane gjatë afatit kalimtar të verës për 300 mijë euro nga Egnatia.

Kjo është ndeshja e tij e parë në Serie A me fanellën e Cagliarit./Indeksonline/