21:30 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Portieri shqiptar që ka shënuar dy gola në ligë

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Guardiani i skuadrës shqiptare, Bylisit, Isli Hidi ka realizuar dy gola në katër javët e para në kategorinë superiore.

38 vjeçari ka realizuar kundër dy skuadrave të mëdha të Shqipërisë, Kukësit dhe Skënderbeut.

Të dy golat Hidi i ka shënuar nga penalltia. /IndeksOnline/