75 Mall Live Search
08:35 / E Martë, 20 Maj 2025 / AR

Portieri spanjoll njofton tërheqjen nga futbolli në dokumentarin e tij

Portieri spanjoll, Pepe Reina, ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Ai do t’i japë fund karrierës së tij në moshën vjeçare, ku pa dyshim që do të kujtohet për performancat e tij ndër vite.

Këtë gjë Reina e konfirmoi ekskluzivisht në një intervistë për “Movistar”-in, duke thënë se ka ardhur momenti.

Reina, kishte qenë pjesë e skuadrave si Barcelona, Villarreal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa, Lazio dhe së fundi te Como.

Ai ka pasur sukses edhe me Kombëtaren e Spanjës, ku i cili ka fituar dy herë Evropianin, në vitet 2008 dhe 2012 si dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.