13:15 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Portland Trail Blazers pritet të nënshkruajë me Carmelo Anthonyn

Carmelo Anthony do të nënshkruajë një kontratë jo garantuese me Portland Trail Blazersi, bëri të ditur një burim i NBA-së të enjten vonë.

“Portlandi do të nënshkruajë me Carmelo Anthonyn, ka thënë për ESPN-in burimi i ligës”, që shkroi në Twitter, Adrian Wojnarowski. “Anthony do të bashkohet me Blazersin në udhëtimin e ardhshëm. Forcimi i sulmit është pozicioni ku Blazersi është i ndieshëm si dhe dëmtimi i Zach Collinsit, që vetëm e plotëson këtë boshllëk. Melo vjen në një rol dhe nevojë specifike”, tha ai.

“Presidenti i Blazersit, Neil Olshey, dhe agjenti i Anthonyt, Leon Rose i CAA Sportsit, qëndruan në kontakt me Anthonyn, që para sezonit. Bisedat u zhvilluan gjatë dy ditëve të kaluara, ndërsa Olshey dhe trajneri Terry Stotts biseduan drejtpërdrejt me Anthonyn të enjten para se të arrihet marrëveshja”, tha Wojnarowski për ESPN-in.

Ai gjithashtu tha se me këtë kontratë, pjesëmarrës i dhjetëfishtë i “All-Star” të NBA-së, do të bashkohet me Blazersin në udhëtimin e tyre në gjashtë ndeshjet e ardhshme dhe ai do të fitojë 14.490 dollarë për çdo ditë.

Gjatë karrierës së tij, Carmelo Anthony luajti për Denver Nuggets, New York Knicks, Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets, duke arritur mesatarisht 24.0 pikë, 6.5 kërcime dhe 4.8 asiste.

Për më tepër, Anthony ishte koshashënuesi më i mirë në NBA në periudhën 2012-2013 kur ai mesatarisht shënoi 28.7 pikë për New York Knicks.

Ai së fundmi ka luajtur për Houston Rocketsat, duke luajtur vetëm në 10 ndeshje për ekskluzivitetin e sezonit të kaluar, përpara se të mbetet një lojtar i lirë.