75 Mall Live Search
22:54 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Porto fiton këndshëm ndaj Juventusit, Dortmundi nuk dështon përballë Sevillës

Tashmë kanë përfunduar takimet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku u shënuan tetë gola nga të dyja takimet.

Porto, e befasoi Juventusin me dy gola të realizuar, ndërsa italianët nuk arritën të tregonin vetën, ata shënuan përmes Chiesas por që nuk i mjaftoi asgjë, shkruan IndeksOnline

Pra, ky takim u mbyll në 2:1 në të mirë të portugezëve.

Ndërkaq, në takimin e dytë Sevilla shënoi e para, por Dortumundi fitoi me përmbysje të rezultatit në 2:3.

Për Sevillën shënuan, Suso dhe De Jong, e për Dortmundin dy gola i realizoi Haaland e një Dahoud.